UEFA kërkon nga organizatorët e EURO 2021 rikthimin e fansave nëpër stadiume

Presidenti i UEFA-s Aleksander Ceferin, ka kërkuar nga shtetet organizatore të Evropianit garanci se do t’i lejojnë të paktën 20% të fansave nëpër stadiume, shkruan “Corriere dello Sport”.

Stadiumi i kryeqytetit të Italisë, Romës, “Olimpico” do të jetë njëra nga 12-të stadiumet që do të zhvillohen ndeshjet e EURO 2021.

Në atë stadium do të luhen tri ndeshjet e Kombëtares së Italisë në grupe dhe një çerekfinale.

Përpos “Olimpico”, Evropiani do të zhvillohet edhe në këto stadiume: “Wembley” Angli, “Allianz Arena” Gjermani, “Olympic” Azerbaixhan, “Puskas Arena” Hungari, “Johan Cruyff Arena” Holandë, “Parken” Danimarkë, “Aviva” Irlandë, “Hampden Park” Skoci, “San Mames” Spanjë, “Arena Nationala” Rumani dhe “Krestovsky Stadium” Rusi.

Nga 12-të mijë spektatorë deri në 30-të mijë do të jetë numri që UEFA pret të jenë në stadium.

Për të pranuar këtë ofertë, Ceferin ju ka dhënë afat deri me shtatë prill vendeve organizuese.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *