Dhuna në futboll, sulmojnë gjyqtarin dhe e ndjekin deri te parkimi

Shpesh herë në futboll kemi parë ndeshje të ndryshme, ku protagonistë padyshim kanë qenë gjyqtarët. Ndonjëherë këta të fundit bien pre edhe e dhunës së lojtarëve nga vendimet që marrin, sidomos në ligat amatore të futbollit. I tillë është edhe rasti jonë dhe vjen nga futbolli bullgar.

Në një moment gjakrat nxehen në fushë pas një faulli e normalisht gjyqtari kërkoi të ndëshkonte me karton të verdhë një nga lojtarët e pabindur. Mirëpo, sapo ai nxorri kartonin e verdhë situata agravoi, duke sjellë dhe reagimin e kapitenit të ekipit, i cili tentoi t’ia merrte kartonin nga dora.

Më pas ata tentuan ta godisnin gjytarin, i cili pasi i shpëtoi disa herë atyre vendosi të mbyllte ndeshjen pas vetëm 23 minuta lojë. Vendimi i tij acaroi akoma më shumë lojtarët, të cilëve iu bashkuan dhe anëtarë të stafit teknik të ekipit bullgar, duke e ndjekur gjyqtarin, i cili vrapoi menjëherë për te parkimi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *