Agjenti i Achraf Hakimit nuk ka qenë në gjendje të garantojë të ardhmen e klientit te tij në Inter duke potencuar se e ardhmja nuk dihet se çfarë mund të sjellë.
Marrëveshja u bë për 40 milionë euro, për t’i paguar Real Madridit në katër këste, plus deri në 5 milionë bonuse.
“Vetë lojtari e mori vendimin për të shkuar në Inter,” tha agjenti Alejandro Camano për “Calciomercato.it.”
“Tashmë dy ose tre vjet më parë, Piero Ausilio na kishte folur për mundësinë e sjelljes së tij në Milano.”
“Pas periduhës së tij në Borussia Dortmund, ai interes u ripërtëri dhe Hakimi vendosi të vinte në Inter.”, shpjëgoi agjenti.
Kishte pasur disa raporte që Real Madridi do të përpiqej të rikthente Hakimin, veçanërisht nëse Interi nuk mund të vazhdonte pagesat për shkak çështjeve të tyre të likuiditetit, përcjellë KosovaPress.
“Që nga sot, ai është shumë i lumtur që luan për një klub kaq të rëndësishëm. Nuk e di çfarë pret e ardhmja, por them sot që Hakimi është i lumtur dhe skuadra e tij është Interi.”
“Objektivi është të fitojmë Scudetton. Pas kësaj, situata e Interit në nivelin e klubit është e komplikuar, por e përsëris: ne jemi shumë të lumtur këtu në aspektin e futbollit.”
“Ai ka një kontratë pesë-vjeçare, ne nënshkruam sepse ishim kaq të sigurt në projektin e Interit. Ne do të shohim se çfarë do të ndodhë në të ardhmen, por ky është një hap shumë i rëndësishëm në karrierën e tij.”
“Sigurisht që nuk kemi ndërmend ta lëmë ekipin në një situatë kaq delikate.”, tha në fund Camano.