Zyrtare: Kombëtarja e Shqipërisë U-21 fton lojtarin e Arbërisë

Futbollisti i KF Arbërisë, Elmir Lekaj është ftuar nga Kombëtarja e Shqipërisë U-21.

Mbrojtësi shkodran është ftuar nga përzgjedhësi i Shqipërisë, Alban Bushi, për ndeshjet kualifikuese të grupmoshës U-21.

Këtë e ka bërë ditur klubi nga Dobraja e Lipjanit përmes një njoftimi në rrjetin social “Facebook”.

Lekaj, 21 vjeçar, këtë sezon për Arbërinë është paraqitur në katër ndeshje në kuadër të Superligës.

Ish mbrojtësi i Vllaznisë ka qenë pjesë e Kombëtares edhe në kategoritë U17 dhe U20.

Kombëtarja shqiptare e 21 vjeçarëve vazhdon stërvitjet në grumbullimit 10 ditor që po zhvillohet në Kompleksin Tropikal.

Nën drejtimin e përzgjedhësit, Alban Bushi skuadra është duke punuar intensivisht me dy seanca stërvitore në ditë dhe të gjithë lojtarët e grumbulluar janë nën vëzhgimin e stafit teknik për të përgatitur në mënyrën më të mirë skuadrën përpara eliminatoreve të Euro 2023.

Njoftimi i Arbërisë (pa ndërhyrje):

Edhe një futbollist i yni tek kombetarja! ë

Kësaj rradhe bëhet fjalë për futbollistin e klubit tonë Elmir Lekaj , i cili ka marr ftesen për të qenë pjesë e kombetares Shqiptare U21.

Lekaj ka qenë pjesë e kombetares edhe në kategoritë U17 dhe U20.

Kryesia e klubit, dhe shtabi teknik i Arbërisë, i dëshiron shendet dhe suksese futbollistit Lekaj, duke i kërkuar t’a bëjë më të mirën e tij!

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *