Real Madrid dhe Liverpool do të luajnë nëpër shtëpitë e tyre ndeshjet e parapara në fazën çerekfinale të Ligës së Kampionëve.
Rregullat e kufizimeve për shkak të COVID-19 që ka pasur Spanja sa i përket fluturimeve që vijnë nga Mbretëria e Bashkuar do të lehtësohen më 30 mars.
Ndërsa, më 6 prill do të zhvillohet ndeshja mes Real Madrid dhe Liverpool. Nga kjo nënkuptohet se takimi nuk do të duhet të luhet në Budapest, por pritet të luhet në stadiumin “Alfredo Di Stefano”.
Ky është një lajm i mirë për skuadrat spanjolle, të cilat nuk kanë nevojë të luajnë një ndeshje si vendas në një vend neutral.
Nga kjo ngjarje do të përfitojë edhe Granada, e cila do të udhëtojë për në Mbretërinë e Bashkuar, që të përballet me Granadan.