Përfaqësuesja e Kosovës në futboll nesër do të luaj miqësoren ndaj Lituanisë në stadiumin ‘Fadil Vokrri’.
Pak orë para kësaj ndeshje dhe të parës për vitin 2021, plas skandali në kampin e FFK-së.
Portieri i parë, Arijanet Muric është përjashtuar nga ekipi Bernard Challandesit për shkaqe disipline.
Tani Kosovës i kanë mbetur edhe tre portierë. Bëhet fjalë për Samir Ujkanin, Betim Halimin dhe Visar Bekaj.
Kujtojmë që Kosova përveç Lituanisë do të luajë edhe ndaj Suedisë dhe Spanjës.