Mediat serbe përpiqen ta ‘prishin’ Kosovën me Shqipërinë, shkruajnë për rastin e Zymer Bytyqit

Zymer Bytyqi ka qenë temë diskutimi gjatë vikendit, pasi lojtari nuk u ftua nga trajneri, Bernard Challandes për ndeshjet e muajit mars.

Mediumi i njohur serb, ‘Kurir.rs’ ka shkruar për lojtarin e Konyaspor, duke thënë se vëllezërit (Kosova dhe Shqipëria) futen në një ‘luftë’ të përbashkët për lojtarin në fjalë, shkruan IndeksOnline

Zymer Bytyqi nuk u ftua nga Challandesi, por lojtari kosovar është duke e menduar që ta përfaqësoj Kombëtaren e Shqipërisë në të ardhmen. Ai po ashtu u ftua edhe nga bashkëlojtari i tij që luan te kuqezinjtë, Sokol Cikalleshi.

Ky rast i ka ‘çuditur’ edhe serbet, të cilët përgatitën një artikull përçarës për Kosovën dhe Shqipërinë.

“Zymer Bytyqi, një futbollist nga Konyaspor i bën që të grinden mes vete vëllezërit”, shkruhet në paragrafin e parë të lajmit në ‘Kurir.rs’.

Kujtojmë që Bytyqi për ekipin e Superligës turke ka zhvilluar 10 paraqitje dhe ka bërë 5 asistime.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *