Mbrojtësi i Kasimpashas në Turqi, Florent Hadërgjonaj, të dielën mbrëma është nisur nga Stambolli për në Prishtinë, mirëpo zbritja e aeroplanit në aeroportin “Adem Jashari” me të cilin po udhëtonte ka qenë e pamundur.
Drejtori i Përfaqësueses së Kosovës, Muharem Sahiti, ka njoftuar Florenti do të tentojë që të hënën të vijë në Kosovë.
“Florent Hadërgjonaj është nisur për Kosovë, mirëpo aeroplani nuk ka mundur që të aterojë në Prishtinë për shkak të motit të keq që po mbretëron në vendin tonë. Shpresoj se të hënën do të na bashkohen në grumbullim”, ka njoftuar Muharrem Sahjiti për Kanal 10, përcjell Zeri.info.
Kosova e drejtuar nga zvicerani Bernard Challandes gjatë këtij muaji i zhvillon tri ndeshje.
Miqësoren kundër Lituanisë, më 24 mars dhe dy duelet kualifikuese për Botërorin “Katari 2022” kundër Suedisë, më 28 mars dhe kundër Spanjës, më 31 mars.