Në kuadër të javës së 26-të në Superligën e Kosovës, do të zhvillohen dy takime.
Drita do të jetë nikoqir i Drenicës në takimin që luhet në stadiumin e qytetit.
Kampioni në fuqi (54) do të kërkojë të mbajë distancën nga Ballkani (52) me vetëm dy pikë si lider dhe katër nga Prishtina (50).
Në anën tjetër, Drenica është duke luftuar për mbijetesë dhe në rast të fitores, do të kalonte mbi Arbërinë që ka një pikë më shumë në vendin e tetë.
Një takim mjaftë interesant do të jetë edhe ai mes Besës dhe Feronikelit që luhet në Pejë.
Pejanët që janë në vendin e fundit, do të tentojnë që t’i shkaktojnë probleme skuadrës nga Drenasi që po lufton për mesin e tabelës.
Që të dyja takimet do të fillojnë në ora 13:00. /Telegrafi/