Qeveria e Shqipërisë nuk do të lejojë pjesëmarrjen e tifozëve në ndeshjen që kombetarja do të zhvillojë më 28 mars ndaj Anglisë.
Pak ditë më parë FSHF kishte kërkuar nga qeveria lejimin e një numri të kufizuar të spektatorëve në Air Albania, por ditën e sotme ka mbërritur përgjigja negative që e konsideron të rrezikshëm pjesëmarrjen në aktivitete të tilla.
Kështu, pretendimet e FSHF për të lejuar tifozët në ndeshjen me Anglinë ranë poshtë. Synohej që kundër “Tre Luanëve” të lejoheshin 6500 tifozë, duke zbatuar të gjitha protokollet e sigurisë.