Sipas “Cadena SER”, do të ketë tifozë në finalen e “Copa del Rey”, të programuar për më 17 prill në stadiumin e Sevilla.
Kujtojmë se këtë trofe në Spanjë, për sezonin aktual do ta diskutojnë të besuarit e Marcelino dhe Barcelona.
Në këtë mënyrë, media e lartpërmendur tregon se “La Cartuja”, stadium që do të presë takimin, mund të mbushet deri në 20-25 për qind të kapacitetit të vet maksimal.
Më 4 prill do të zhvillohet derbi bask, ndërsa më 17 prill do të luhet Athletic-Barcelona. Dëshira e madhe e tifozëve duket se po përmbushet, pasi mungesa e tyre ishte arsyeja kryesore për shtyrjen e gjatë të edicionit të kaluar.
Përveç kësaj, për të shmangur lëvizjen e njerëzve, biletat do të dalin në shitje vetëm në Andaluzi.