Kombëtarja e Kosovës në futboll ka mësuar shortin për edicionin e ri të Ligës së Kombeve.
Kosova ndodhet në grupin 3 të Ligës C, bashkë me Greqinë, Slloveninë dhe Moldavinë.
Trajneri i Sllovenisë, Matjaz Kek, ka vlerësuar lart Kosovën.
“Grupi është konkurrues, ku të gjitha skuadrat do ta kërkojnë vendin e parë. Roli i favoritit i takon Greqisë, ndërsa Kosova tregoi cilësi dhe zemër në ciklin e fundit kualifikues për EURO 2020”, tha Kek për mediat sllovene, raporton Gazeta Olle.
Ndeshjet luhen prej shtatorit deri në nëntor të këtij viti.