Lazio luan nesër (e mërkurë) sfidën e dytë të Ligës së Kampionëve ndaj Bayern Munich.
I Biancocelesti u mposhtën 1-4 në sfidën e parë nga kampionët e Evropës të zhvilluar në Stadiumin Olimpico në Itali, teksa do synojnë të “pamundurën” në Allianz Arena.
Trajneri Simeone në sfidën e parë nuk inkuadroi fare sulmuesin e Kosovës, Vedat Muriqin, por ka shumë mundësi që nesër sulmuesi 26 vjeçar nga Prizreni të stratojë nga minuta e parë.
Arsye për këtë është lëndimi i Ciro Immobiles, me SKY SPORT që raporton se 31 vjeçari italian pritet të jetë në bankën rezervë.
Kujtojmë që Vedat Muriqi është paraqitur në tri ndeshje për Lazion këtë sezon në Ligën e Kampionëve, ku nuk ka arritur të shënojë asnjë gol.