Ylli i Përfaqësueses së Kosovës dhe skuadrës gjermane Werder Bremen, Milot Rashica, do të tubohet nga përzgjedhësi Bernard Challandes për takimet e Kosovës që zhvillohen në muajin mars.
Lajmi konfirmohet nga klubi gjerman.
Clemens Fritzi, menaxher i klubit gjerman përmes një interviste tha se të gjithë lojtarët do të udhëtojnë për në shtetet e tyre.
Madje Fritzi thotë se do ishte e tepërt që t’i “bllokonin” lojtarët edhe njëherë tjetër.
Kujtojmë se Milot Rashica kishte munguar në dy ndeshje për Kosovën pasi nuk ishte lejuar nga klubi i Werder Bremenit.
Mesfushori-sulmues i Vushtrrisë tani do të jetë i gatshëm për tri sfidat e “Dardanëve”, ndaj Lituanisë, Suedisë dhe Spanjës.