Interi ka njoftuar se mbrotjësi Danilo D’Ambrosio ka dalë pozitiv në testin për COVID-19, pasi kishte munguar në ndeshjen e së dielës me simptoma gripi.
Mbrojtësi anësor është ngujuar në shtëpinë e vet pasi ka dalë pozitiv për koronavirus në testimin e fundit të kryer në skuadrën zikaltër të hënën, transmeton GE.
Klubi e konfirmoi lajmin përmes një shkrimi në uebsajtin e vet.
“FC Internazionale Milano njofton se Danilo D’Ambrosio ka dalë pozitiv në testin për COVID-19, pas testeve të kryera dje”, shkroi Interi.
Sipas mediave italiane, mbrojtësi italian mungoi në fitoren e Interit 2:1 kundër Torinos të dielën për shkak nuk ndihej mirë dhe kishte simptoma gripi.