Kombëtarja e Suedisë ka publikuar listën e lojtarëve për ndeshjet e marsit të vlefshme për kualifikimet në Kampionatin Botëror Katar 2022.
Suedia do të luajë me Gjeorgjinë dhe Kosovën në ndeshjet kualifikuese, kurse me Estoninë do të luajë miqësore.
Pjesë e listës është edhe Zlatan Ibrahimovic, i cili pesë vite më parë ishte pensionuar nga Kombëtarja.
Hera e fundit kur suedezi veshi fanellën e përfaqësueses nordike ishte më 22 qershor 2016 në humbjen ndaj Belgjikës.
Në total Ibrahimovic ka luajtur 116 ndeshje me kombëtaren dhe ka shënuar 62 gola.