Skuadra madrilene, Real Madrid arriti të merrte fitore shumë të rëndësishme prej 2-1 në takimin ndaj Elches.
Skuadra e Zidanes, fillimisht ishte në disavantazh, teksa golin e barazimit dhe atë të fitores ia siguroi sulmuesi francez, Benzema.
Benzema barazoi me kokë në minutën e 73’të, teksa golin e fitores e shënoi në minutën 91’.
Qu’il est fort Karim Benzema encore une fois !! ?? #RealMadridElche pic.twitter.com/AVCl022Ma2
— Clément⚜️ (@Clement_BT) March 13, 2021
Pas kësaj fitoreje, Reali ngjitet në vendin e dytë me 57 pikë, pesë më pak se Atletico Madridi në vendin e parë dhe një më shumë se Barcelona në vendin e tretë.