Nuk ka akoma ndonjë vendim zyrtar por raportohet se ndeshjet e javës së fundit, pra, xhiroja e 36-të dhe 37-të mund të shtyhen për një javë.
Arsyeja kryesore pse do të shohim shtyrjen e këtyre ndeshjeve është që të shohim rikthimin e tifozëve në shkallët e stadiumit.
Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson, ka thënë se rregullat kufizuese të COVID-19 do të lehtësohen më 17 maj.
Kësisoj, The Athletic raporton se ndeshjet e parparara për javën e 36-të dhe 37-të mund të ndryshohen dhe mund të shohim rikthimin e tifozëve në Premierligë.
Nëse gjithçka shkon sipas planit, atëherë deri në 10,000 tifozë mund të lejohen të hyjnë në stadium.