Shqiptari që përfaqëson Zvicrën, ka bërë 17 paraqitje për “Reds” këtë edicion, por në shumicën prej tyre hyri në lojë nga stoli.
Disa herë, paraqitja e tij nuk ka qenë e duhur dhe sipas Football Insider, “Reds” duan ta shesin në verë.
Shaqiri i kushtoi Liverpoolit 13 milionë euro para tri viteve, derisa kampioni i Anglisë do e shesë për 10 milionë euro.
Ai ka kontratë edhe dy vite, por është e paqartë nëse ndonjë skuadër do e paguajë vlerën e kërkuar.
Shkaku i pandemisë së COVID-19, gjiganti italian ndoshta do detyrohet ta zbres çmimin e kërkuar, për ta realizuar shitjen e lojtarit.
Ndërkohë, verën e kaluar, Shaqiri kërkohej nga klubet e mëdha, si Roma, Sevilla dhe Galatasaray.