Liverpooli vazhdon të jetë i interesuar për mesfushorin e Udineses, argjentinasin Rodrigo De Paul.
Mediat në Itali shkruajnë se Liverpooli është i gatshëm të paguajë 30 milionë euro për transferimin e tij.
Por, raportohet se Udinese po kërkon 40 milionë euro për ta lënë të lirë lojtarin që të largohet në verë.
Megjithatë, bëhet e ditur se marrëveshja mes klubeve mund të arrihet pa ndonjë problem.
Për De Paulin interesim kishte shfaqur Interi, megjithatë duket se tashëm është jashtë garës me Liverpoolin që llogaritet favorit.
Pesë gola e po aq asistime në 25 ndeshje në të gjitha garat është bilanci i 26-vjeçarit.