Lazio vazhdon formën e mirë, mposht Bolognan dhe merr kreun e Serie A

Lazio ka shënuar fitoren e radhës në kampionatin elitar të futbollit italian, Serie A.

Skuadra nga Roma ka mposhtur skuadrën e Bolognas me rezultatin 2:0, shkruan lajmi.net.

Goli i parë i këtij takimi u shënua në minutën e 18’, nga Luis Alberto, i cili shfrytëzoi asistimin e Ciro Immobile.

Vetëm tre minuta më vonë, Alberto, kësaj radhe në rolin e asistuesit, kontribuoi për 2:0. Ishte Correa ai që dërgoi topin në rrjetë.

Me këtë fitore, Lazio merr pozitën e parë në Serie A, me 62 pikë të grumbulluara, dy më shumë sesa Juventus (një lojë më pak) dhe tetë më shumë se Inter (dy lojë më pak).

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *