Flamuri i Kosovës në zhveshtore të Dinamo Zagrebit, futbollistët festojnë kalimin tutje në Ligën e Evropës

Dinamo Zagreb është njëra prej 16-të skuadrave që ka siguruar kalimin tutje në Ligën e Evropës.

Të enjten mbrëma, skuadra kroate fitoi si vendase 1-0 ndaj Krasnodarit, duke kaluar tutje me rezultatin e përgjithshëm 4-2.

Reprezentuesi i Kosovës, Lirim Kastrati, nuk u paraqit në këtë ndeshje dhe qëndroi në bankën reserve për 90-të minuta.

Pas kualifikimit, futbollistët dhe anëtarët e klubit kroat festuan në zhveshtore, aty ku u pa edhe flamuri i Kosovës.

Përveç flamurit të Kosovës, aty shihen edhe flamuj tjerë, të cilët janë të vendosur në bazë të vendeve prej nga vijnë futbollistët e gjigantit kroat të futbollit.

https://fb.watch/3Urnhpq4zl/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *