Portieri i Milanit, Gianluigi Donnarumma raportohet se ka rënë dakord për një marrëveshje të përkohshme me Manchester Unitedin, gjithnjë sipas “Todo Fichajes”.
Raporti pretendon se marrëveshja do ta bënte yllin e Italisë portierin më të paguar ndonjëherë në futbollin botëror.
United ka pasur probleme me numrin e golave të pranuara në këtë sezon, me numrin një David de Gea që ka bërë një numër gabimesh, ndërsa Dean Henderson si zgjedhje e dytë nuk i ka përmbushur pritjet e klubit.
Agjenti i Donnarumas Mino Raiola kohëve të fundit ka hedhur dyshime rreth rinovimit të kontratës së italianit më Milanin duke hapur kështu dyert për klubet tjera të interesuara.