Sot, Superliga sjell dy duele, Ballkani – Feronikeli dhe Llapi – Gjilani

Superliga e Kosovës në futboll sot sjellë dy duele interesante në kuadër të xhiros së 20-të.

Dueli i parë do jetë ndërmjet KF Llapit dhe SC Gjilanit. Llapjanët kërkojnë mbetjen në elitë ku janë pasuruar me disa futbollistë të ndryshëm në afatin kalimtar dimëror, ndërsa SC Gjilani nën drejtimin e Bylbyl Sokolit është bërë skuadër tejet e papërshtatshme, ata qëndrojnë në vendin e katërt me 30 pikë total.

Dueli i dytë do jetë ndërmjet Ballkanit dhe Feronikelit. Ballkani kërkon që të ndjekë kreun të cilin e mban Drita dhe është shkëputur tre pikë por që suharekasit kanë një ndeshje më pak të zhvilluar, ndërsa Feronikeli mban pozitën e gjashtë në tabelë me 24 pikë.

Orari i ndeshjeve.

KF Llapi – SC Gjilani, ora 13:00

Ballkani – Feronikeli, ora 13:30

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *