Sulmuesi kuqezi Rei Manaj, është përballur me një situatë të pazakontë.
Manaj, ra ditën e djeshme pre e grabitjes. 23-vjeçari, ka marrë një lajm të keq, teksa në shtëpinë e tij ishin futur hajdutët, duke i shkaktuar një dëm tepër të madh ekonomik.
Lajmi u zbulua nga menaxheri i VIP-ave, Xhani Demika, i cili nëpërmjet një postimi në faqen e “Instagramit” bëri me dije se lushnjarit i janë grabitur 3 ora super të shtrenjta si dhe një vlerë prej 70 mijë euro kesh.
“Sapo mora vesh një lajm super të shëmtuar, është thyer shtëpia e Rei Manajt në Spanjë. Një gjest shumë i ulët, shpresoj vëlla të gjendet sa më shpet pasi dhe vlera nuk ishte e vogël. 3 ora super të shtrenjta dhe 70 mijë euro të vjedhura. Uroj të gjenden sa më shpejt vëllai”, shkruan Demika.