Barcelona ka triumfuar ndaj skuadrës Alaves në kuadër të xhiros së 23-të të La Ligas.
‘Blaugranët’ ishin në kontroll gjatë gjithë ndeshjes, dhe rezultati e tregoi këtë.
Fillimisht ishte Trincao i cili zhbllokoi rezultatin në min (29’), pastaj Messi shënoi por që goli u anulua nga sistemi VAR shkaku i pozitës jashtë lojës.
Messi nuk u ndal, ai shënoi në min (45+1’) për të dyfishuar rezultatin.
Pjesa e parë përfundoi me avantazhin prej dy golash per Barçën.
Pjesa e dytë solli një Barcelonë edhe më të vendosur për të shënuar.
Mysafirët shënuan përmes Rioja në min (57’).
‘Blaugranët’ arritën të shënojnë tre gola të shpejtë për të përmbyllur ndeshjen para PSG-së me një mesazh të qartë.
Trincao shënoi golin e dytë personal në min (74’), dhe pas një minuti, përkatësisht min (75’) Messi shënoi golin e dytë personal ti tijin.
Goditjen përfundimtare e dha Junior Firpo në min (80’).
Rezultati përfundimtar, Barcelona 5-1 Alaves.
Tani, Barça ka 46 pikë dhe mban vendin e dytë.
Wonderful passing tic toc toe and back of the net. 5-1. #BarcaAlaves #Messi
pic.twitter.com/DxwVxUMqSJ— Barça GameDay (@BarcaGameDay) February 13, 2021