Dyshja e Manchester Cityt, portieri Ederson Morares dhe mesfushori Ilkay Gundogan kanë prodhuar njërin nga golat më të mirë të vitit.
Manchester City ka fituar me rezultat të thellë 3-0 ndaj Tottenham Hotspur në ndeshjen derbi të javës së 24-të në Ligën Premier.
Golat në këtë triumf të ekipit të Pep Guardiolas u shënuan nga Rodri (23’) dhe Ilkay Gundogan (50’, 66’).
Megjithatë, goli i tretë i Cityt apo i dyti personal i gjermanit Gundogan ka fituar vëmendjen e gjithë ndeshjes.
Ky gol erdhi pas një asistimi milimetrik dhe fantastik nga portieri brazilian, Ederson, i cili dha një top të saktë nga 60-70 metra për Gundogan.
Pas asistimit të marrë nga Ederson, Gundogan bëri një lëvizje ‘alla Messi’ duke e dribluar mbrojtësin e Tottenhamit, Davidson Sanchez, për të shënuar një gol të bukur.
Ky gol i shënuar tashmë ka hedh kandidaturën për ‘golin e vitit’.
Not many goalkeepers in the world can do this. What an assist from Ederson here. Classy finish from Gündoğan as well. #PremierLeague pic.twitter.com/tVQHsqw2Tx
— Justin Reed (@JustinReed99) February 13, 2021