Manchester City është skuadra e cila nuk po njeh kundërshtarë në këtë edicion në Premier Ligë.
Sot skuadra e Pep Guardiolas e ka mposhtur edhe Tottenhamin e Jose Mourinhos pa ndonjë problem me rezultat 3-0 në stadiumin “Etihad”.
Golin e parë “Citizens” e realizuan pas 23 minutave lojë përmes Rodrid nga pika e bardhë dhe me këtë rezultat skuadrat shkuan në pushim.
Në pjesën e dytë vendasit realizuan edhe y gola përmes Gundogan në minutën e 50’ dhe 66’, derisa Tottenhami u tregua skuadër e pafuqishme.
Kështu City vazhdon të mbetet lider i padiskutueshëm i Premier Ligës me 53 pikë.