Napoli e ka mposhtur Juventusin me rezultat minimal 1-0 në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 22 në Serie – A e cila u zhvillua në stadiumin “Diego Armando Maradona” të shtunën.
Fitoren e skuadrës së Gennaro Gattusos e siguroi goli i Lorenzo Insignes nga penalltia në minutën e 31’ nga pika e penalltisë.
Qendërmbrojtësi kosovar Amir Rrahmani luajti gjatë gjithë ndeshjes dhe pati një paraqitje dinjitoze përballë Cristiano Ronaldos dhe Alvaro Moratas.
Kjo humbje është një goditje e rëndë për Juventusin në luftën për titull pasi tani ka mbetur shtatë pikë prapa Milani e cila ka edhe një ndeshje më pak të zhvilluar dhe luan sonte kundër Spezias.
Napoli lead through an Insigne penalty! ?
Chiellini was punished for this hand in Rrahmani's face ? pic.twitter.com/PQPmnv6sOO
— Premier Sports ? (@PremierSportsTV) February 13, 2021