Renditja tabelare në Superligë pas tri ndeshjeve të sotme

Stinori pranveror në Superligën e Kosovës në futboll ka startuar këtë të shtunë me tri ndeshje interesante.

Prishtina e priti në “Fadil Vokrri” Drenicën, të cilës i dha leksione duke e mposhtur 3-1. Drita mori pikët e plota me golin e Astrit Fazliut në minutën e 75-të ndaj Llapit. Fitore mori edhe Ballkani, që e mposhti 3-0 në udhëtim Besën.

Pas këtyre takimeve, Drita vazhdon të prijë me 44 pikë, tri më pak se Ballkani i vendit të dytë.

Prishtina vazhdon t’i ndjek me 35 pikë, por mbetet ende larg dy ekipeve të para.

Në fund të tabelës gjenden Besa me gjashtë pikë dhe Drenica me 19.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *