Chelsea ka arritur të shënojë fitore me rezultat 1:0 ndaj Barnsleyt, për ta siguruar çerekfinalen e Kupës së Anglisë.
Një gol i Tammy Abraham në minutën e 64-t ka vendosur takimin e luajtur në Oakwell.
Sulmuesi 23-vjeçar i Bluve ka qenë i përfshirë në realizimin e 9 golave në 7 ndeshjet e luajtura si titullar në Kupën e Anglisë (6 gola, 3 asiste), me golin e sotëm që ka ardhur nga gjuajtja e parë e Chelsea-t në kuadratin e portës.
Blutë do të ndeshen në çerekfinale me Sheffieldin.