UEFA ka përfunduar hetimet për incidentin në ndeshjen Paris Saint Germain – Basaksehir, ku gjyqtari romun Sebastian Coltescu kishte ofenduar në baza racore trajnerin e klubit turk.
Ishte një moment ku Achille Webo po protestonte dhe Coltescu duke komunikuar me gjyqtarin kryesor i u ishte referuar atij si “ky i ziu”, gjë që provokoi një reagim të fortë nga lojtarët e Basakseir, dhe më i zëshmi ishte Demba Ba.
Pas një debati ndërmjet lojtarëve, skuadrat shkuan në zhveshtore dhe ndëshja u ndërpre për tu zhvilluar të nesërmen në Francë.
UEFA ka marrë vendim të mos hetohet më gjyqtari romun, pasi sipas tyre, kjo është një shprehje që përdoret në gjuhën romune dhe nuk ka prova që sipas kësaj fjale ka tendenca raciste.
Sipas gjigantit evropian, fjalija e përdorur nga gjyqtari romun nuk kishte konotacion negativ, për këtë arsye hetimet janë ndalur sepse nuk ka prova për një shprehje raciste.