Futbollisti i Kosovës dhe skuadrës italiane Napoli, Amir Rrahmani ka folur për mediat italiane, pas humbjes që skuadra e tij e pësoi mbrëmë nga Atalanta në Kupën e Italisë.
Napoli që e kishte mbyllur ndeshjen e parë pa gola 0:0 u thye lehtë në Bergamo duke u mposhtur me rezultat 3:1.
“Ishte ndeshje e vështirë. Ne e dinim që Atalanta luan shpejtë dhe bën presion. Ne provuam të luanim nga mbrapa dhe dalim para” – tha fillimisht 26 vjeçari për ‘Rai Sport’, duke folur më pas edhe për performancën e tij ku nuk po ka shumë minuta.
“Kur ndryshoni skuadra dhe ndryshoni trajnerë, e dini që duhet të luani siç thotë trajneri i ri. Asnjë futbollist nuk vendos. Të gjithë kanë ide të ndryshme”, ka përfunduar Amir Rrahmani.