Gjiganti spanjoll Real Madrid është duke planifikuar të transferojë mbrojtësin e Sevillas Diego Carlos, raporton “Marca”.
Me situatën aktuale të Ramos, i cili ka pësuar një lëndim që do ta mbajë jashtë fushës deri në shtatë javë, dhe me paqartësinë rreth vazhdimit të kontratës, ku në fund të këtij sezoni do të jetë si lojtar i lirë, “Galaktikët” janë në kërkim të një mbrojtësi për zëvendësimin e veteranit spanjoll.
Emri më i përfolur tani në kampin e madrilenëve është mbrojtësi i Sevilla, Diego Carlos, që shihet si zëvendësim afatgjatë i Sergio Ramos, dhe vlera e kartonit të tij arrin 50 milionë euro.