Legjenda franceze e futbollit, Patrick Vieira, është në listën e trajnerëve favorit për të nënshkruar me Bourmouthin.
Klubi anglez ende nuk ka emëruar një trajner të ri që nga shkarkimi i Jason Tindall, teksa skuadra momentalisht po udhëhiqet nga Jonathan Woodgate.
John Terry (ndihmës trajner te Aston Villa) vazhdon të mbetet si favoriti kryesor për të zëvendësuar Tindallin, por tani listës i është bashkuar edhe Patrick Vieria.
44 vjeçari me prejardhje nga Senegali momentalisht është i lirë, teksa më herët ka udhëhequr New York Cityn dhe Nice.
Për klubin nga Championship në listën e dëshirave është edhe Frank Lampard e Harry Redknapp.