Juventusi që mbrëmë kaloi në finale të Kupës së Italisë pasi e eliminoi Interin, sonte e ka mësuar edhe rivalin e saj në finale të kësaj gare.
Atalanta do të jetë rivali i “Zonjës së Vjetër” në ndeshjen finale të kësaj gare pasi sonte e ka mposhtur Napolin me rezultat 3-1.
Skuadra e Gasperinit e mposhti atë të Gatussos me golat e Zapatas dhe Pessina (2), ndërsa për Napolin golin e vetëm e realizoi Lazano në minutën e 53’.