Llapi sot u kualifikua në çerekfinale të Kupës së Kosovës duke e mposhtur Ballkanin pas ekzekutimit të penalltive.
Në anën tjetër, Drita u eliminua nga Prishtina pas vazhdimeve me rezultat 1:0, shkruan Gazeta Express.
Në darkën pas ndeshjes të Llapit, futbollisti që u transferua atje verën e kaluar, Liridon Leci ka thumbuar Dritën.
“Me rëndësi dikush po i përfaqëson ngjyrat bardh e kaltër” – shkroi Leci në profilin e tij në Facebook.
Leci nuk është ndarë mirë me Dritën, kurse pas transferimit te Llapi pësoi një lëndim që e mbajti gjatë larg fushave të blerta.