Zekirija Ramadani pas kualifikimit: Fitore me mund, nuk është e lehtë ta mposhtësh Dritën dy herë për pak kohë

Kanë përfunduar tri takimet e ditës së sotme në kuadër të 1/8 së finales në Kupën e Kosovës në futboll.

Prishtina është kualifikuar tutje në çerekfinale të Kupës falë fitores minimale ndaj kampiones në fuqi, Dritës.

Mjaftoi super-goli i Lorik Boshnjakut në vazhdime për t’ia siguruar një vend në çerekfinale prishtinasve.

Trajneri i FC Prishtinës, Zekirija Ramadani ka thënë se ishte fitore e vështirë për ta. Ai i përgëzoi lojtarët e tij si dhe shtoi se nuk është punë e lehtë për ta ta mposhtin kampionën në fuqi dy herë brenda pak kohësh.

“Me të vërtet fitore e madhe dhe e mundimshme. Eleminuam një nga favoritët kryesor. Respekt për këtë skuadër. Ka super ekip. Kishim inciativën. Patem dy raste nuk arritëm të shënojmë, pastaj erdhi goli i kapitenit që na solli fitoren jam i kënaqur me angazhimin e futbollistëve. Treguan karakter. Nuk është punë e vogël ta mposhtësh Dritën dy herë për dy javë”, tha fillimisht Ramadani. /Zeri.info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *