Spanjollit i është ofruar mundësia për të rinovuar për një vit me pagë të njëjtë ose për dy vite me 10 për qind zbritje te paga.
Asnjëra kontratë, nuk i ka pëlqyer Ramosit që tani ka informuar klubin se do largohet në fund të edicionit.
Sipas Deportes Cuatro, 34-vjeçari ka informuar Realin për refuzimin e kontratës dhe që do t’i bashkohet një gjiganti tjetër evropian, emri i të cilës nuk dihet.
Interesim deri me tani kanë shprehur PSG, Manchester United dhe Manchester City.