Formacionet e mundshme: Juve – Inter, dueli që përcakton finalistin e Kupës së Italisë

Juventusi dhe Interi zhvillojnë ndeshjen kthyese gjysmëfinale të Kupës së Italisë, ku do të vendoset se cila skuadër do të kualifikohet në finale.

Bianconerët fituan me rezultat 2-1 në Giuseppe Meazza dhe janë favoritë, duke qenë se u mjafton edhe barazimi apo humbja prej 1-0 në Allianz Stadium për të mbetur në garë.

Matthijs de Ligt dhe Merih Demiral pritet të startojnë në mbrojtjen e Zonjës së Vjetër, ndërsa Christian Eriksen mund ta zëvendësojë Arturo Vidalin e suspenduar në mesfushë.

Andrea Pirlo nuk i ka në dispozicion Leonardo Bonuccin dhe Arthurin, derisa Alvaro Morata është në dyshim për shkak të një ftohjeje, ashtu që Dejan Kulusevski pritet të startojë në sulm. Veterani Gianluigi Buffon do të jetë në portë.

Romelu Lukaku është rikthimi i madh i Nerazzurrëve, pasi nuk luajti në ndeshjen e parë për shkak të pezullimit. Në ndërkohë, vlen të theksohet se bardhezinjtë kanë 10 lojtarë që rrezikojnë pezullimin nëse marrin karton të verdhë, kurse zikaltrit i kanë pesë të rrezikuar.

Formacionet e mundshme

Juventus (4-2-3-1): Buffon; Cuadrado, Demiral, De Ligt, Danilo; Bentancur, Rabiot; Bernardeschi, Kuluseveski, Chiesa; Cristiano Ronaldo.

Inter (3-5-2): Handanovic; Skriniar, De Vrij, Bastoni; Hakimi, Barella, Brozovic, Eriksen, Darmian; Lukaku, Lautaro.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *