Është Eintracht Frankfurt skuadra e 16-të që siguroi një biletë për në raundin e 1/8-ave të Europa League.
Skuadra gjermane edhe në këtë sezon do të kërkojë të përsërisë suksesin e edicionit të kaluar në këtë kompeticion ku mbrriti deri në gjysmëfinale.
Sfida e kthimit ndaj Salzburgut në Austri që u shty me më pak se 24 orë për shkak të motit të keq, përfundoi në barazim 2-2 me Salzburgun që kaloi dy herë në avantazh por Andre Silva barazoi në të dyja rastet.
Golat për skuadrën austriake u realizuan nga Ulmer dhe Onguene. Frankurti kishte fituar ndeshjen e parë në Gjermani me shifrat 4-1 dhe me rezultat të përgjithshëm 6-3 avancoi në në 1/8-at.
Në fazën tjetër shorti i kësaj të premteje e vendosi Frankfurtin përballë Baselit.