Federata holandeze anulon të gjitha ndeshjet të dielës në Eredivisie, kjo është arsyeja pse!

Federata holandeze ka anuluar të gjitha ndeshjet e parapara te zhvillohen sot në kampionatin holandez Eredivisie, edhe pse të gjitha ndeshjet zhvillohen pa tifozë.

Arsyeja është sepse Instituti Meteorologjik holandez ka dhënë “kodin e kuq” për një stuhi të dëborës që do të mbretërojë në Holandë.

Ndëshjet që u anuluan ishin: Ajax – FC Utrecht, FC Groningen – Feyenoord, Willem II – ADO The Hague dhe VVV-Venlo – Sparta Rotterdam.

Federata holandeze përmes një komunikatë zyrtare në uebfaqen e tyre kanë konfirmuar lajmin.

“Përkundër faktit që luhet pa tifozë, në rast të motit ekstrem, lojtarët dhe të tjerët që duhet të vijnë në stadium dhe kushtet nëpër fusha për të qenë në gjendje të luajnë futboll gjithmonë duhet të merren parasysh”, u tha në komunikatën e Federatës

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *