Andi Zeqiri vazhdon të jetë i përkushtuar pas Zvicrës U-21. Sulmuesi shqiptar do të vazhdojë karrierën me ‘helvetikët’ të paktën edhe disa muaj.
Mediat lokale, këtë javë spekuluan se Zeqiri do të grumbullohet me Kosovën në mars për ndeshjet kualifikuese të kampionatit botëror ‘Katari 2022’.
Por një burim afër futbollistit shqiptar i ka thënë Indeksonline se Zeqiri në mars do të luaj me Zvicrën U21 në fazën kualifikuese të grupeve në Euro 2021.
Zvicra ka tre ndeshje shumë të rëndësishme për të siguruar pjesëmarrjen në fazën finale, luan ndaj Anglisë, Kroacisë e Portugalisë. Sipas këtij burimi, pas përfundimit të Evropianit, Zeqiri do të bëj zgjedhjen mes Kosovës dhe Zvicrës.
21 vjeçari nga Ferizaji ka debutuar këtë edicion me Brighton and Hove Albion në Premier Ligë. Të mërkurën ai luajti disa minuta në fitoren 0-1 kundër Liverpoolit në Anfield.