Trajneri i Chelseas, Thomas Tuchel, ka vendosur për merkaton e ekipit të tij. Numri një i bluve të Londrës dëshiron të afrojë dy mbrojtës me peshë në kampionatin gjerman të futbollit.
Dy emrat që pëlqehen nga tekniku i ri është Dayot Upamecano dhe Niklas Sule. Qendërmbrojtësi i Leipzig pritet të largohet nga ekipi i tij me Bayernin që e kërkon, por së fundmi në garë është futur dhe ekipi anglez.
Emri i dytë është Niklas Sule, ky i fundit nuk po luan rregullisht tek ekipi gjerman. Sule është lojtar me vlera dhe Tuchel e njeh shumë mirë mbrojtësin gjerman.