Monza e Adriano Galliani-t dhe Silvio Berluasconi-t nuk është akoma e ngopur.
Pas disa goditjeve në merkato me synimin për të arritur ngjitjen në Serie A, drejtuesit po punojnë për të ardhmen. Franck Ribery është ideja e çmendur në rast se do të vijë ngjitja në Serie A.
Sipas France Football, Monza mund të jetë skuadra e zgjedhur nga Ribery për sezonin e ardhshëm. Francezi duket se ka dëshirë të luajë me mikun e tij të madh Kevin-Prince Boateng.
Duket se është pikërisht ish-ylli i Milan-it arma më shumë e Adriano Galliani-t dhe Silvio Berlusconi-t për ta marrë francezin. Megjithatë, në fillim duhet arritur kategoria kryesore e futbollit italian.
Më pas, të ëndërrosh nuk kushton asgjë.