Matthijs de Ligt dhe Sokratis Papastathopoulos kanë qenë në shënjestrën e Manchester City-t.
Ky është një nga detajet që ka dalë gjatë një hetimi të zhvilluar nga policia angleze për një hakerim në dëm të Pep Guardiola-s, trajneri i Citizens, nga ana e një punonjësi të sektorit informatik që ka bashkëpunuar me klubin anglez deri në 2016-ën.
Hakeri ka arritur të futet në celularin e Guardiola-s dhe ka shkarkuar e-mail-et personale të trajnerit.
Dhe, si të mos mjaftonte, ka kërkuar t’i shesë informacionet për një shifër të përafërt me 100 mijë sterlina.
Sipas The Sun, policia e Manchester-it e ka arrestuar personin përgjegjës.