Amir Rrahmani flet për jetën që është duke e bërë në Itali dhe vështirësitë që ka

Futbollisti kosovar, Amir Rrahmani ka folur për karrierën e tij që është duke e kaluar te Napoli.

Rrahmani në Dueli Sportiv, tha se Napoli është një skuadër e madhe dhe gjithë futbollistët janë të rëndësishëm, shkruan Sinjali.

“E dimë që Napoli është skuadër e madhe nuk janë të rëndësishëm vetëm 11 futbollistë por është e gjithë ekipa”.

“Skuadra si Napoli, janë skuadra që janë të varura nga tifozët sepse kur luajnë si vendas luajnë me stadium plotë andaj edhe ndikon mos prezenca e tyre por e jona është të japim maksimumin si me tifozë ashtu edhe pa tifozë”.

Kurse, për mungesën e tij në përballjen e Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, Rrahmani tha se ishte një ndeshje e rëndësishme në të cilën fatkeqësisht nuk arriti të paraqitej.

“Ka qenë një nga ndeshjet më të rëndësishme për gjithë futbollistët e Kombëtares së Kosovës, ashtu ndodhi që shkaku i pandemisë të mos na lejohet të udhëtojmë sepse në atë kohë në skuadrën tonë ishin dy futbollistë pozitivë, asnjë futbollistë nuk udhëtoi me kombëtaren”.

“Kombëtarja jonë është e re dhe me përspektivë, jemi të vogël me emër por e kemi tregu në fushë që jemi të mëdhenj, mund të bëjmë ndeshje të mira së bashku”.

Rrahmani po ashtu foli edhe për një ditë të zakonshme të tij në Itali, e ku tha se tani është çdo gjë e vështirë për shkak të pandemisë.

“Shumicën e kohës jemi brenda shkaku i pandemisë dhe për shkak se po ndryshon gjendja e regjionit ku jemi. Nuk ka restorante që janë tërë kohën hapur kjo po na limiton, andaj vetëm shkojmë në stërvitje dhe në shtëpi”, deklaroi Rrahmani.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *