Rrahje masive mes tifozëve të Tiranës dhe Partizanit, kryeqyteti në zjarr

Mediat shqiptare po raportojnë se jashtë stadiumit “Elbasan Arena” janë përleshur mesvete dy tifozeritë e skuadrës së Partizanit dhe Tiranës, kur këto dy ekipe po zhvillojnë derbin e madh numër 160.

Sipas raportimeve bëhet e ditur se gjatë përleshjes janë thyer xhamat e një biznesi si dhe i është vënë flaka një objekti pranë një automjeti.

Sende të forta, tymuese dhe flakadanë kanë terrorizuar qytetin e Elbasanit në mbrëmje.

Forca të shumta policie kanë shkuar për të vënë nën kontroll situatën.

Momentalisht po zhvillohet minuta e 40-të e derbit dhe rezultati është 0:0.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *