Lirim Kastrati ka kaluar në epërsi skuadrën e tij, Lokomotiva Zagreb në duel me Inter Zapresic në fundin e pjesës së parë, raporton Gazetasheshi.com.
Reprezentuesi i Kosovës ka realizuar në minutën e 44-të të ndeshjes, duke kaluar kryeqytetasit në epërsi.
Ky ishte goli i nëntë këtë edicion për 21 vjeçarin, i cili gjithashtu ka shërbyer në katër raste për bashkëlojtarët.
Për momentin rezultati i pjesës së parë është 0-1.