Ronald Koeman mori pjesë në një takim ku ishin të tre kandidatët presidencialë të Barcelonës, dhe president i strategjisë së Komitetit Ekonomik të klubit, Carles Tusquets.
Holandezi kërkoi nënshkrimin e menjëhershme të mbrojtësit të Manchester City, Eric Garcia .
Sidoqoftë holandezi nuk arriti të bindë Joan Laportan, Victor Fontin dhe Toni Freixan, që Garcia të bashkohet me Blaugranat.
Ka mbetur që të flitet për transferimin e tij falas këtë verë kur marrëveshja e tij aktuale me Manchester Cityn do të përfundojë.
Prezenca e Koeman nuk pritej në takim, por holandezi donte të fliste për transferimin e Garcias në janar.
Font ka qenë në favor të lëvizjes të Garcia, megjithatë as Freixa dhe as Laporta nuk besojnë se një nënshkrim i tillë do të ishte i nevojshëm për momentin. /Telegrafi/